“Parashikoj dominim të Spanjës”, legjenda e futbollit gjerman lavdëron “Furitë e Kuqe”

schedule18:36 - 23 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 23 Korrik, 2024

Do të donte që të fliste për Gjermaninë e tij.

Uli Hoeness është simboli i “Pancezare” dhe “Bavarezëve” të Bayern Munich, por aktualisht është shumë i impresionuar nga një ekip tjetër, me ish-presidentin e klubit të madh bavarez, i cili ka thurur lavde mjalti për Spanjën, tashmë e kurorëzuar si kampione e Evropës.

Hoeness komentoi suksesin dhe futbollin e “Furive të Kuqe”, teksa për mediat gjermane “veterani” theksoi se iberikët fituan në mënyrë të merituar, pavarësisht polemikave për eliminimin e Gjermanisë.

Po ashtu, ish-“numri 1” i Bayern Munich deklaroi se në Spanjë po lind diçka e re që mund të dominojë futbollin në botë për shumë vite, me Hoeness, i cili është i bindur se Spanja po krijon një epokë që mund të quhet “e ëndërruar” përsa i përket ekipeve kombëtare.

“Furitë e Kuqe” fituan Euro 2024, duke triumfuar në të 7 ndeshjet, e duke kaluar katër ish-kampionë të botës si Italinë, Gjermaninë, Francën e Anglinë.

Po ashtu, me lojtarë si Rodri, Olmo, Fabian Ruiz, Nico Williams apo Lamine Yamal, ekipi i trajnerit Luis de la Fuente dha spektakël, edhe pse u ndihmua nga arbitri në ndeshjen ndaj gjermanëve.

Megjithatë, Hoeness deklaroi se pavarësisht rrethanave, nuk ishte turp që Gjermania u mund nga kjo Spanjë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!