Parashikimi i motit, zbuloni si pritet të jetë sot

schedule07:52 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 07:52 - 16 Dhjetor, 2019

Sipas MeteoAlb: Paraditja vijon nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë në vend. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.

Temperaturat e ajrit  rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C  minimumi deri në 17°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatareveri me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al