Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

  • Nuk kam ndonjë pritshmëri 40%
  • Do jetë vazhdim i punës së Dumanit 32%
  • Do sjellë progres dhe stabilitet 28%
Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, vranësira e reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:12 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 07:12 - 23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!