Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin; reshje shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë edhe republikën e Kosovës, ku vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që në orët e vona të pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore; Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Edhe Republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ku vranësirat dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë dominante gjatë orëve të para të mëngjesit, por mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore; kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë; Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës.
Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 7°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit.
Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Europa
Gadishulli Iberik; Europa Qendrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje shiu e dëbore; KU më të theksuara reshjet do të jenë në Europën Qendrore si edhe Ballkanin Perëndimor; Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira; reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten; Gadishulli Skandinav; ishujt Britanikë si edhe brigjet e Egjeut.