Parashikimi i motit/ “Troket” dimri, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

schedule08:39 - 14 Nëntor, 2024

schedule 08:39 - 14 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku herë pas here priten reshje të dendura shiu si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Shira më të dendur do të ketë në jug-jugperëndim të territorit ndërsa dëbora më e theksuar do të jetë në zonat verilindore.

Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të theksuar të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi verior për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!