Parashikimi i motit/ Temperaturat zbresin nën zero, reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella

schedule08:10 - 15 Nëntor, 2024

schedule 08:10 - 15 Nëntor, 2024

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave ku më të fokusuara shirat do të jenë në zonat jugore-juglindore, në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.

Pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke i larguar reshjet nga i gjithë territori Shqiptar për të rikthyer intervalet me kthjellime.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!