SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin Jugor duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe flokë dëbore.
Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin ndërprerje të reshjeve, por i ftohi do të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga – 6°C deri në 11°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./ abcnews.al