Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Temperaturat pësojnë rënie me disa gradë

schedule08:13 - 5 Shkurt, 2025

schedule 08:13 - 5 Shkurt, 2025

SHQIPËRI– Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë sërish ulje të temperaturave në territorin shqiptar.

Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente në 75 % të territorit; herë pas here priten kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore-juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!