Parashikimi i motit/ Temperaturat minimale zbresin në zero gradë Celsius

schedule07:37 - 11 Nëntor, 2024

schedule 07:37 - 11 Nëntor, 2024

SHQIPËRI– Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përjashtuar ekstremin jugor-juglindor ku priten vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet. që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!