Parashikimi i motit/ Temperaturat mbi 20°C, në disa zona priten reshje shiu

schedule07:50 - 8 Shkurt, 2024

schedule 07:50 - 8 Shkurt, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga jugperëndimi i Europës do të bëjë që; territori Shqiptar; të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar momente me pika shiu në kryesisht në veri dhe pjesërisht në qënder.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu; do të shtohet edhe lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në qytetine Sarandës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!