Sipas MeteoAlb, pritet rënie e lehtë e vlerave Barike duke sjellë freskim të lehtë të motit në Shqipëri; megjithatë orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të pakta në Veri dhe Qendër, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat Jugore ku në ekstremin Jugor do të krijohet mundësi për reshje të izoluar shiu.
Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në në gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në orët e mesditës duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 10°C ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në Jug të territorit deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.