Parashikimi i motit/ Si priten të variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:06 - 9 Qershor, 2024

schedule 07:06 - 9 Qershor, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera më e lartë për-gjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!