Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:18 - 2 Prill, 2025

schedule 07:18 - 2 Prill, 2025

SHQIPËRI- Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërisht në zonat Qëndrore dhe Jugore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuajse të gjithë vendit; përjashtuar vijën bregdetare ku shirat do të jenë të dobët e lokalë.

Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 20°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!