SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; kryesisht, gjatë orëve të paradites, por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rëniet ë lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë./ abcnews.al