Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:38 - 17 Mars, 2024

schedule 07:38 - 17 Mars, 2024

SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas  here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!