Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:48 - 5 Janar, 2025

schedule 07:48 - 5 Janar, 2025

SHQIPËRI- Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore; ndërkohë; zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!