Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:15 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 07:15 - 22 Dhjetor, 2024

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit bregdeti dhe zonat  e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira disi më të shpeshta, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe në vijim të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!