Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:30 - 19 Shtator, 2024

schedule 07:30 - 19 Shtator, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu.

Po ashtu; edhe orët e pasdites do të mbeten nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante, por në
sasi disi më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./ abcnews.al