Sondazh

 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:20 - 20 Korrik, 2026

schedule 07:20 - 20 Korrik, 2026

SHQIPËRI- Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s.



Valëzim në det pritet të jetë të forcës 1-2 ballë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!