Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:30 - 26 Maj, 2024

schedule 07:30 - 26 Maj, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24 orëshit territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu; më të theksuara në zonat Lindore.

Parashikohet që edhe pasditja; të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave konvektive në të gjithë vendim duke gjeneruar rrebeshe afat- shkurta shiu në të gjithë zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të mbetet 8°C në zonat malore ndërsa ulen maksimalet duke regjistruar vlerën maksimale deri në 28°C përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!