Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:11 - 8 Mars, 2025

schedule 07:11 - 8 Mars, 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin; më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës; do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës, por mesdita dhe pasditja do të sjellin kalimeve vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës; më të dukshme në zonat Veriperëndimore – Jugperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; po ashtu do të rritet ndjeshëm edhe lagështira në ajër.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre edhe në Republikën e MV; duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jetë dominant.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e republikës së MV; më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 17°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Europa Jugperëndimore do të mbetet nën prezencën e një qendre të fuqishme ciklonare duke sjellë shira intensivë si edhe mini-stuhi ere; Po ashtu; ishujt Britanikë dhe pjesërisht gadishulli Skandinav do të dominohen nga reshje shiu e dëborë, por në sasi disi më të pakta, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!