Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:23 - 20 Janar, 2025

schedule 07:23 - 20 Janar, 2025

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites; duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që; orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit; Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëve të paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët do të paraqitet edhe republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi  Verior.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit; do të sjellin reshje të dendura dëbore në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica, ndërsa moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësisht në; Europën Jugperëndimore, ishujt Britanikë si edhe rajoni i Ballkanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!