Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:15 - 13 Gusht, 2021

schedule 07:15 - 13 Gusht, 2021

Sipas MeteoAlb pjesën e parë të ditës paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore. Ndërsa mesdita thekson vranësirat përkohësisht në zonat malore.

Por pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime edhe në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë paradites në pjesën më të madhe do të dominohet nga kthjellimet.

Ndërsa në orët vijuese parashikohet të ketë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave, por mbrëmja rikthen kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

MV paraqitet në pjesën e parë të ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të theksohen përkohësisht, pasi orët e mbrëmjes dhe natës i largojnë vranësirat.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Qendrore do të jenë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave.

Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore paraqiten me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra breshëri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!