Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të lehta do ketë verilindje dhe juglindje të vendit. Mesdita dhe pasditja sjellin largim të
vranësirave edhe nga këto rajone duke bërë që kthjellimet të dominojnë në vendin.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 22°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova
MBETEMI edhe ditën e martë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta, duke diktuar kryesisht kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja dhe nata vijojnë në ndikimin e kthjellimeve.
Maqedonia e Veriut
MV vijon me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por mesdita sjellë kalime vransirash në zonat Veriore duke lënë pjesën tjetër të MV në ndikimin e kthjellimeve./abcnews.al