Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:51 - 9 Shkurt, 2021

schedule 07:51 - 9 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell reshje me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në Kosovë, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore të pakta. Por herë pas here priten dhe intervale me kthjellime të pakta.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Maqedoninë e Veriut. Por gjatë mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë shira, ku herë pas herë reshjet do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri dhe lindje. Ndërsa Europa jugore do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Po ashtu me vranësira të shumta,por me reshje dëbore do të paraqitet qendra e kontinentit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!