Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:22 - 29 Qershor, 2021

schedule 07:22 - 29 Qershor, 2021

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të mbizotërojnë nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Moti do të paraqitet me kthjellime në të gjithë Kosovën gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash në zonat perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të kthjellët.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të kthjellëta. Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor kryesisht në zonat lindore të MV.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe temperatura të larta mbizotërojnë Europën Jugore dhe kryesisht

Gadishullin Iberik. Ndërsa  vranësira dhe reshje shiu dominojnë Europën qendrore dhe Veriperëndimore. Gjithashtu me rrebeshe shiu dhe stuhi ere vijon Europa Lindore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!