Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:23 - 17 Maj, 2021

schedule 07:23 - 17 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme paraqiten në zonat Juglindore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zonat e ulëta dhe bregdeti do të mbeten sërish me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C zonat malore deri në 27°C zonat e ulët.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime. Por duke ju afruar mesditës do ketë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar shira të izoluar në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në republikën e MV, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat perëndimore por nuk priten reshje. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Rajoni qendror dhe Verior i kontinentit vijojnë me vranësira të dendura dhe rrebesheve të shiut, shoqëruar herë pas-here me erë të vrullshme. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë Europën Qendrore, Gadishullin Iberik gjithë Pellgun e Mesdheut./abcnews.al/