Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:16 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 07:16 - 15 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike përjashtuar zonat malore ku herë pas-here do ketë kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Dita në territorin e Kosovës nis me kthjellime por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat lindore kryesisht.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime, por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Rajoni dhe Evropa

Veriu dhe Lindja e Evropës mbeten me vranësira, temperatura t ulëta dhe reshje dëbore. Po ashtu vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu do kenë Ishujt Britanikë dhe Evropa Qendrore. Ndërsa gjithë Evropa jugore mbetet me kthjellime./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!