Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:13 - 22 Tetor, 2020

schedule 07:13 - 22 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë kthjellime në të gjithë vendin tonë deri në mesditë.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe prezencë të mjegullës në

Kosovë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Paraqitet gjatë gjithë ditës në mbizotërimin e motit të kthjellët, përjashtim bën pasditja ku vranësirat bëhet të dukshme në gjysmën perëndimore të MV.

Rajoni dhe Evropa

Mot me kthjellime vijon të mbizotëroj në Evropën jugore por ndryshe paraqitet situata për pjesën më të madhe të kontinentit. Kemi mbizotërim të vranësirave dhe rrebesheve të shiut./abcnews.al/