Parashikimi i motit/ Rriten temperaturat, maksimalja në 30 gradë Celsius

schedule08:00 - 16 Tetor, 2024

schedule 08:00 - 16 Tetor, 2024

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i qendrës Anticiklonare duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Pjesa e dytë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të kenë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë
natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet të regjistrohet në zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!