Parashikimi i motit, reshjet e shiut dominojnë në të gjithë vendin

schedule07:29 - 11 Shkurt, 2021

schedule 07:29 - 11 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë motit në vendin tonë, ku në zonat veriore dhe qendrore reshjet herë pas herë do jenë me intensitet të mesatar dhe të lartë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë gjithë Gadishullin e Ballkanit duke kushtëzuar dhe në territorin e Kosovës vranësira dhe reshje të dendura shiu. Pas mesditës do ketë reshje dëbore për shkak të rënies së temperaturave.

Maqedonia e Veriut

Mot i vranëst dhe me rrebeshe shiu dominon gjatë paradites në MV. Por mesdita dhe pasditja sjellin rreshje dëbore kryesisht në zonat veriore aty ku kemi dhe rënien më të ndjeshme të temperaturave të ajërit.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinetit Europian duke diktuar vranësira dhe reshje të dendura dëbore në Europën Veriore dhe Lindore. Po ashtu jugu i kontinentit europian do të përfshihet nga vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira do të paraqitet pjesërisht qëndra.

/abcnews.al/