SHQIPËRI- Territori Shqiptar do të jetë përgjatë gjithë ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta pas mesdite dhe në vijim, ku në zona të izoluara pritet të ketë dhe shtim të vranësirave të cilat herë pas here do të zhvillohen duke sjellë momente të pakta me pika shiu kryesisht përgjatë shtrirjes Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë/abcnews.al