Parashikimi i motit/ “Pranverë” në tetor, temperaturat maksimale në 28 gradë Celsius

schedule07:43 - 15 Tetor, 2024

schedule 07:43 - 15 Tetor, 2024

TIRANË– Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore do të sjellë në territorin Shqiptar; mbizotërim të motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje.

Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje orët e mëngjesit, por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera më e lartë e cila do të shënohet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!