Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojë prezenca e vranësirave mesatare të larta transparente e kalimtare, të cilat do të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor kryesisht në orët e pasdites e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.