Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet nga reshje të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve
Sipas Meteoalb temperatura maksimale pritet të regjistrohet në vendet e ulëta 27°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore, 12°C.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 25°C
në vendet e ulëta: 15 / 27°C
në vendet malore: 12 / 23°C
Ndërkohë era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e hënë, dt. 15) për momente të shkurtra kohore pritet të fryjë deri e fortë.