Parashikimi i motit, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:12 - 31 Maj, 2020

schedule 07:12 - 31 Maj, 2020

Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet me reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Ndërkohë reshjet do të jenë lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20°C

në vendet e ulëta: 14 / 22°C

në vendet malore: 6 / 15 °C