Shqipëria
Sipas MeteoAlb vendi ditën e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në të gjithë territorin ku më të shpeshta paraqiten në zonat veriperëndimore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtër.
Por pasditja dhe mbrëmja sjell shtim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.
Era do fryjë mbetet e fortë paradite, por intesiteti i saj ulet në pasdite duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.
Kosova
Deri në pasdite i gjithë territori i Kosovës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Pasditja dhe mbrëmja sjellin zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të mbizotërojnë motin në MV deri në orët e mbrëmjes kur një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë fillimisht zonat veriperëndimore dhe gradualisht gjithë territorin duke sjellë rrebeshe shiu.
Rajoni dhe Evropa
Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij mbizotërohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu.
Më problematike situata paraqitet rajoni i Ballkanit ku do ketë dhe stuhi erë. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare mbetën Evropa Lindore dhe Brigjet e Egjeut./abcnews.al/