Parashikimi i motit: Kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, temperatura deri në 36 gradë

schedule07:18 - 1 Gusht, 2024

schedule 07:18 - 1 Gusht, 2024

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës pothujase i gjithë territori shqiptar parashikohet të jetë me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Pritet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bënë më të dukshme vranësirat në zonat malore, por gjithashtu vranësirat do të shfaqen përkohësisht edhe në ultësirën perëndimore. Orët e mbrëmjes dhe natës vonë largojë vranësirat nga një pjesë e mirë e vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës dhe mesdita do të sjellin në Kosovë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore. Por pas mesdite vranësirat gradualisht parashikohet të bëhen dominuese në pothujase të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Perënidmore.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë për gjatë gjithë 24 orëshit mot të qëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa vranësirat do të shfaqen në të gjithë MV në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor.

Europa

Europa Jugore do të vijoj të dominohet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në gadishullin Iberik dhe Peloponez. Po ashtu pritet përmirësim i motit edhe në skandinavi, ku do të ketë vranësira të shpeshta dhe herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa Europa Lindore dhe Ishujt Britanik parashikohet të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të jenë në formë rrebeshi. Gjithashtu me vranësira dhe rreshje shiu paraqitet Europa Qëndrore, ku priten dhe stuhi afatshkurtra breshëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!