Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga kthjellime dhe vranësira.
Sipas MeteoAlb kthjellimet dhe vranësirat e pakta në zonat malore do të mbizotërojnë deri në mesdite.
Por orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar reshje në zonat Veriore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.