Parashikimi i motit, dita nis me reshje: Si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:15 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 07:15 - 28 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të mbetet gjatë paradites me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat veriore.

Mesdita sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

Kosova

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore dominojnë motin në Kosovë gjatë mëngjesit, por mesdita dhe pasditja sjellin pauzë të reshjeve dhe kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta mbizotërojnë motin gjatë paradites. Por pas mesditës vranësira pësojnë zhvillim duke sjellë reshje në MV.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian do të përfshihet nga një sistem vranësirash frontale, të cilat do të sjellin shira të rrëmbyeshëm në rajonin e Medheut dhe ishujt Britanikë.

Ndërsa reshje dëbore do ketë Evropa qendrore, vendet Nordike dhe Evropa Lindore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!