Parashikimi i motit, dita nis me kthjellime, por priten vranësira në të gjithë vendin

schedule07:19 - 27 Nëntor, 2020

schedule 07:19 - 27 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb: Mot me kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotëron pjesën më të madhe të vendit tonë gjatë paradites. Pas mesditës vranësirat bëhen më të dukshme në territor por sërisht nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten kostante në ato maksimale duke u luhatur nga -1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim i ulët.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe mot i freskët dominon në Mv gjatë paradites. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al