Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat ditën e mërkurë

schedule15:03 - 8 Nëntor, 2022

schedule 15:03 - 8 Nëntor, 2022

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Sipas SHMU në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 17°C

në zona e ulëta 6 deri23 °C

në zona bregdetare 11 deri 24°C

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!