Parashikimi i motit, alternime kthjellimesh dhe vranësira gjatë ditës

schedule07:36 - 15 Prill, 2025

schedule 07:36 - 15 Prill, 2025

Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu;

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qendrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.

Gjatë natës; do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike; do të dominojnë në të gjithë Republikën e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në pjesën më të madhe të saj; përjashtuar zonat Jugore dhe Veriperëndimore ku priten vranësira dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu; gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; do të ketë largim graduale të vranësirave nga i gjithë territoi i Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore; minimalja do të shënohet përkatësisht në Mitrovicë 4°C ndërsa maksimalja do të ngjitet deri në 20°C në qytetin e Gjakovës.

Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbetet dominante në pjesën më ët madhe të republikës së MV duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë; Përjashtim bën skaji verior – verilindor ku priten vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëborë; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e Republikës së MV, por nuk priten reshje.

Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 5°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor.

Europa

Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Jugperëndimore të kontinentit me ndikim deri në Europën Qendrore do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; ishujt Britanikë; gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore duke sjellë.

shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje të dendura shiu do të vijojë situata meteorologjike në; Europën Veriore dhe rajonin e Baltikut, ndërsa motit i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të mbizotërojnë në gadishullin e Ballkanit; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të Zi; situatë kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme më origjinë Perëndimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!