Ditën e sotme moti parashikohet të nisë me kthjelime dhe vranësira të përqendruara përgjatë relieveve malore.
Ndërkohë në orët e pasdites, nisin reshjet e shiut të dobëta në jug e në mbrëmje shtrihen në të gjithë territorin, bën të ditur MeteoAlb.
Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat malore e kodrinore parashikohen reshje dëbore, të cilat në juglindje do të marrin karakter të dendur.
Era, do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë e mesatare, ndërsa përgjatë orëve të natës me intensitet e fortë, kryesisht në bregdet e lugina, duke u shoqëruar me shtim të dallgëzimit në dete.