Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

schedule07:00 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 07:00 - 18 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek.

Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 0-1 ballë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!