Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit 12 shkurt 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:18 - 12 Shkurt, 2026

schedule 07:18 - 12 Shkurt, 2026

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..
Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të
herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.  Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!