Parashikimi i moti për sot, temperaturat shkojnë deri në 40 gradë

schedule07:22 - 28 Korrik, 2020

schedule 07:22 - 28 Korrik, 2020

Dita e sotme do të vijojë me kthjellime në pothuajse gjithë territorin e vendit.

Por vetëm në zonat e thella malore pritet të ketë vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesdite duke luhatur vlerat nga 19°C deri në 40°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.