Parashikimi i konspiracionistit shqiptar: Në botë do të lëshohen karkacela për zvogëlimin e ushqimit organik

schedule09:42 - 21 Korrik, 2023

schedule 09:42 - 21 Korrik, 2023

Kjo e premte shënon dhe fundin e sezonin të emisionit “ABC e Mëngjesit”. Një ndër të ftuarit që ka spikatur është dhe konspiracionisti nga Kosova, Arianit Sllamniku, i cili nuk kishte se si mos të jepte deklaratat e tij dhe këtë herë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se ngrohja globale nuk ekziston, tashmë po ndodh stuhia Lucifer në temperaturat 33 gradë, numër i një niveli më të lartë masonik.

“Ngrohja globale nuk ekziston. Shkrihen akullnajat dhe rritet niveli i ujit. Është stuhia Lucifer që po ndodh. Ajo aktivizohet në temperaturat 33 gradë, numri 33 është niveli më i lartë masonik”, u shpreh Sllamniku.

Më tej, për parashikimin e The Simpson që bota do të pushtohet nga karkalecat e mëdhenj, tha se janë lëshuar në veprim për zvogëlimin e ushqimit organik.

“Janë disa lloje të agjentave që kanë me u lëshu në veprim për zvogëlimin e ushqimit organik dhe pakësimin e drithërave dhe agrumeve në nivel global, kryesisht dhe veçanërisht në Afrikë, në lindje të largët, aty ku është i koncentruar numri i lartë i natalitetit në botë”, deklaroi konspiracionisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!