Organizata Botërore e Shëndetit e ka ngritur së fundmi rrezikun global të lidhur me përhapjen e koronavirusit.
Ndryshe nga autoritetet suedeze të shëndetit, të cilat e krahasojnë virusin me gripin e zakonshëm, profesori Björn Olsen në universitetin e Uppsala-s mendon diçka tjetër. Sipas tij, rreth 60-80 per qind e popullsisë së botës mund të infektohet nga virusi, në rastin më të keq.
Olsen u shpreh:
“Skenari më i keq, që unë besoj se do të ndodhë, është që ne mund të kemi një shpërndarje globale dhe që diku mes 60-80 për qind të popullsisë së botës mund të infektohet nga virusi.”
Profesori parashikon që bashkë më numrin e të infektuarve mund të rritet edhe numri i rasteve fatale. Nëse parashikimet e Björn Olsen-it rezultojnë të sakta, rreth 80 milionë persona mund të humbasin jetën.
Gjithsesi, në rastin më të mirë të ngjarjeve, fuqia e virusit mund të humbasë gjatë pranverës dhe verës dhe të zhduket pastaj përfundimisht në vjeshtë. /abcnews.al/