Parashikimi i ekspertit: Sot pritet që Greqia fqinje të regjistrojë 60 mijë të infektuar

schedule13:11 - 10 Janar, 2022

schedule 13:11 - 10 Janar, 2022

Rastet ditore me koronavirus në Greqi pritet që të shkojnë deri në 60 mijë ditën e sotme apo atë të nesërme. Ky është vlerësimi që bën profesori i farmakologjisë në shtetin fqinj Evangelos Manolopoulos.

Duke folur për mediat në vend ai shtoi gjithashtu se nga marsi dhe prilli pritet një ulje e shifrave.

Ai e përshkroi zbulimin e 15,000 rasteve te nxënësit dhe mësuesit përmes vetë-testeve si një ngjarje pozitive, pasi ata nuk do të qarkullojnë lirisht dhe kështu do të parandalojnë një përhapje të mëtejshme të virusit, megjithëse lloji Omicron është shumë ngjitës.

Nga sa është raportuar edhe më herët, varianti “Omicron” i koronavirusit është tashmë dominues në shtetin fqinj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!